![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Ndryshime ne buxhetin e shtetit per 2020: Ja si rishperndahen fondet mes ministrive
Këto ditë ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë Akti Normativ më fuqinë e ligjit, i cili bën ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin në vazhdim.
Akti, që është miratuar nga qeveria, duhet të marrë OK edhe nga ana e Parlamentit, në mënyrë që të hyjë në fuqi. Sipas hartuesve të tij, Akti Normativ është i domosdoshëm që të ruajë nivelin e planifikuar, në buxhetin e vitit 2019, të parametrave kryesorë makroekonomikë, të tillë si: nivelin e deficitit buxhetor (rrjedhimisht dhe nivelin e borxhit publik), ndërkohë që niveli i sufiçitit primar vazhdon të ruhet në terma pozitivë nominalë dhe kundrejt PBB-së. Po kështu, që të reflektojë rritjen e tavanit të shpenzimeve për njësitë vendore, në masën 4 miliardë lekë, si rrjedhojë e rritjes në masën 3 miliardë lekë të të ardhurave vendore, dhe, në masën 1 miliardë lekë të financimit të huaj vendor. Ky i fundit, kompensuar me pakësimin në të njëjtën masë të financimit të huaj qendror.
Nga ana tjetër, ndryshimet në buxhet duhet që të mundësohet shlyerja në kohë e detyrimeve financiare kontraktuale të institucioneve buxhetore nëpërmjet rialokimeve buxhetore, duke reduktuar, kësisoj, mundësinë e krijimit të detyrimeve të prapambetura deri në fund të vitit 2019; akomodimin e nevojave të reja të funksionimit të institucioneve të sistemit të drejtësisë (Vettingu-t), si nga pikëpamja e shpenzimeve ashtu edhe e numrit të punonjësve; sistemime dhe/ose rialokime të tjera pa kosto shtesë efektive ndërmjet zërave të shpenzimeve buxhetore, bazuar në ecurinë faktike 9-mujore, por të cilat ndikojnë ndjeshëm në rritjen e performancës së pritshme të realizimit të treguesve në fund të vitit 2019, etj.
Ku shkojnë fondet
Në Akt vendoset rishpërndarje e fondeve brenda zërave te shpenzimeve të buxhetit, të cilat sigurojnë financimin për disa zëra sensitivë të shpenzimeve korente, si fondi rezervë, skema e fermerëve, skema e PAK-ut, arsimi i lartë, rendi, mbrojtja, etj. Disa prej tyre janë tek Ministria e Brendshme: 450 mln lekë për orët jashtë orarit për efektivët e Policisë së Shtetit dhe ushqim & orë pune FNSH/kursantët, si edhe 30 mln lekë për pagat e Gjendjes Civile; Ministria e Mbrojtjes: 120 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit ‘Palantir’ dhe 330 mln lekë për misionet jashtë vendit; Ministria e Shëndetësisë: 300 mln lekë për skemën e PAK-ut, si kompensim i financimit të Paktit për Universitetin, dakordësuar në janar 2019; Ministria e Arsimit: 300 mln lekë për Arsimin Bazë, si kompensim i financimit të Paktit për Universitetin, dakordësuar në janar 2019 dhe Ministria e Bujqësisë: 200 mln lekë për Skemën e Fermerëve, për kompensimin e çmimit të qumshtit.
Investimet
Po ashtu, është parashikuar edhe një shpërndarje e burimeve dhe rishpërndarje e fondeve drejt projekteve të investimeve publike, të cilat rezultojnë me progres të mirë deri tani, me qëllim arritjen e nivelit të programuar të tyre për vitin 2019. Kjo, gjykuar edhe nga trendi ndër vite i realizimit të investimeve publike, ku punimet përqendrohen, kryesisht, në tremujorin e fundit. Konkretisht, ky Akt Normativ garanton ndër të tjera: 1 miliardë lekë financim i huaj për të mundësuar avancimin e punimeve në By-Pass-in Fier dhe përfundimin e një krahu të rrugës; dhe 370 milionë lekë shpronësimet në objektet e Autoritetit Rrugor Shqiptar;
800 milionë lekë për avancimin e projekteve kryesore të programeve të zhvillimit; 200 milionë lekë për shtimin e ritmit të punimeve për rikonstruksionin dhe pajisjet e godinës së TKOB, për të mundësuar përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm brenda afateve të parashikuara; 200 milionë lekë për vazhdimin e financimit të projekteve me fokus mbrojtjen e argjinaturave lumore, dhe sistemin e kanaleve ujitëse; 125 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për “Polin e Drejtësisë”; 90 milionë lekë për “Rikonstruksionin e godinës së Maternitetit të Vjetër” dhe 1 miliardë lekë për avancimin e punimeve për projektin e “Bulevardit Verior dhe Rehabilitimit të Lumit të Tiranës”.
Si rishpërndahen fondet për investimet publike
1 miliardë lekë financim i huaj për të mundësuar avancimin e punimeve në By-Pass-in Fier dhe përfundimin e një krahu të rrugës
370 milionë lekë shpronësimet në objektet e Autoritetit Rrugor Shqiptar
800 milionë lekë për avancimin e projekteve kryesore të programeve të zhvillimit
200 milionë lekë për shtimin e ritmit të punimeve për rikonstruksionin dhe pajisjet e godinës së TKOB
200 milionë lekë për vazhdimin e financimit të projekteve me fokus mbrojtjen e argjinaturave lumore dhe sistemin e kanaleve ujitëse
125 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për “Polin e Drejtësisë”
90 milionë lekë për rikonstruksionin e godinës së Maternitetit të Vjetër
1 miliardë lekë për avancimin e punimeve për projektin e Bulevardit Verior dhe Rehabilitimit të Lumit të Tiranës./Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)